Ambasadori gjerman prek me gjestin e tij, shëtit me karrocë nëpër Prishtinë

Lajme

Ambasadori gjerman prek me gjestin e tij, shëtit me karrocë nëpër Prishtinë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:16
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i është bashkuar sot fushatës së “#visa4children” të Zyrës së UNICEF-it në vend.

Fushata kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, që jetojnë në Kosovë.

Heldt është ulur në një nga karrocat e fushatës, për të përjetuar se ç’do të thotë të duash të qasesh diku, e të mos arrish për shkak të barrierave fizike nëpër shumë hapësira, përfshirë edhe shkollat.

Ambasadori ka marrë shumë lëvdata për gjestin e tij të mirë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat