Ambasadori amerikan: SHBA pret zbardhjen e djegies së Ambasadëës në Serbi dhe vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Lajme

Ambasadori amerikan: SHBA pret zbardhjen e djegies së Ambasadëës në Serbi dhe vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Nga: F. B. Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:52
Entoni Godfri

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Entoni Godfri ka deklaroi se ShBA pret zgjidhjen e rasteve të djegies së ambasadës në Beograd dhe vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"Në takimet e para me ministrin serb të Drejtësisë kemi biseduar për këtë raste. Kemi pasur bisedë të hapur dhe ShBA pret zgjidhjen dhe zbardhjen e këtyre dy rasteve  dhe përgjegjësit në dy raste të dënohen” tha Godfri pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmën e SHBA-ve për Serbinë.

Ai theksoi se një pjesë e madhe e kësaj ndihme amerikane pikërisht ka të bëjë me institucionet e sistemit juridik dhe sundimin e ligjit.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimoviç tha se secili proces i nisur do të ketë epilogun dhe se është obligim i zyrtarëve kompetent vërtetimi i fajësisë, ajo shprehu shpresën se ShBA njohin bashkëpunimin e qeverisë serbe rreth këtyre rasteve.

"Mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe institucionet përkatëse do të kryejnë punën e tyre ashtu si bëhet në demokraci” tha Joksimoviç.

Shtetasit amerikan vëllezërit Mehmet, Agron dhe Ilir Bytyqi janë arrestuar në vitin 1999 gjatë hyrjes në Serbi për shkak të kalimit jo legal t kufirit dhe pas mbajtjes së dënimit për këtë, janë liruar nga burgu dhe pastaj janë vrarë, shkruan gazeta.

Rasti i dytë që ngarkon raportet amerikan e serbe është djegia e ambasadës amerikane në Beograd në kohën e mitingut “Kosova është Serbi” me 21 shkurt 2008 që organizoi pushteti i atëhershëm pas miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat