Vulin e paralajmëron kryetarin e Presidencës boshnjake pas bisedës që ky i fundit pati me Kurtin

Lajme

Vulin e paralajmëron kryetarin e Presidencës boshnjake pas bisedës që ky i fundit pati me Kurtin

Më: 23 maj 2020 Në ora: 20:37
Vulin

Një bisedë telefonike e zhvilluar dje mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferivuq, ka shkaktuar reagimin e ashpër të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin.

Ky i fundit ka paralajmëruar sot Xhaferoviqin, i cili sipas tij me këtë veprim nuk i ka respektuar serbët e Bosnjës, dhe në këtë formë sipas Vulin as ai nuk është i obliguar ta respektojë shtetin boshnjak.

“Nëse ai nuk e respekton shtetin e vet, nëse nuk i respekton qytetarët e tij, qytetarët e mi që jetojnë në Bosnjë, atëherë as unë nuk jam i obliguar ta respektojë Bosnjën. Nuk kam pse ta them më se Republika Srpska është pjesë e Bosnjës. Duk filluar nga tani, deri sa Xhaferoviq të respektojë Kushtetutën e Bosnjës, Republika Srbrska është speciale për mua, dhe do t’i adresohem në atë mënyrë, dhe në asnjë formë tjetër”, ka thënë Vulin.

Madje sipas Vulinit, me bisedën që ka zhvilluar me Kurtin, Xhaferoviq ka tentuar “thikë pas shpinës për presidentin serb Aleksander Vuçiq”.

“Në vend që t’i thotë Kurtit se politika e Bosnjës është se ky shtet nuk e njeh shtetin fals të Kosovës, dhe se Kosova është pjesë e Serbisë dhe asgjë më shumë, ai pajtohet me të për çështjen e ndryshimit të kufijve”, ka thënë ai duke iu referuar pajtueshmërisë së Xhaferoviqit me Kurtin lidhur me efektet negative që mund të sjellë sipas tyre ndryshimi i kufijve.

Ky reagim i ashpër nga Serbia, vjen pasi që gjatë ditës së djeshme, Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Xhaferoviqin.

Sipas asaj që shkroi Kurti, Xhaferoviq e falënderoi atë për heqjen e taksës ndaj Bosnjës, dhe u pajtuan që ndryshimi i kufijve mund ta kthejë Ballkanin në luftërat e viteve të 90-ta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat