Han: Ballkani perëndimor i takon Evropës

Lajme

Han: Ballkani perëndimor i takon Evropës

Nga: F. B. Më: 25 maj 2020 Në ora: 10:45
BE

Komisari evropian për buxhet edhe administratë Johanes Han ka deklaruar se Ballkani perëndimor i takon Evropës dhe se përpjekjet e vendeve në atë regjion do të pranohen, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai për gazetën kroate “ Ekspres” theksoi se integrimi i Ballkanit perëndimor në BE është proces që mbështete në meritat dhe si i tillë është në interesin e vërtetë të BE-së.

"Bëhet fjalë për eksportin e stabilitetit në vend të importit të jo stabilitetit” ka thënë Han që ishte ish-komisari për politikë fqinjësore  dhe bisedime për zgjerim.

Ai “miqve nga Ballkani” iu ka porosit të vazhdojnë me reforma në rrugën evropiane dhe se këto përpjekje do të pranohen.

Han përkujtoi se në muajin që shkoi BE vendosi të hap bisedimet e bashkëngjitjes për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore përkundër krizës së pandemisë së virusit.

Ai shtoi se në BE me ri programimin e mjeteve financiare dhe masat shtesë si është heqja e ndalesës së eksportit të mjeteve dhe pajisjeve shëndetësore qartë ka treguar se Ballkani perëndimor i takon BE-së.

Lidhur me pandeminë, Han shtoi se ajo ka shtrirje dhe përmasa të jashtëzakonshme, por ajo nuk duhet të shërbej qeverive si arsyetim për keqpërdorim të situatës dhe imponimit të masave jo proporcionale.

"Ideja që telefonat mobil të përdoren si mjet kontrolli të përhapjes së virusit mund të jetë mjet shumë i dobishëm. Në BE jemi të vetëdijshëm se kjo prek privatësinë . Pikërisht për këtë po kemi kujdes në ruajtjen e të dhënave dhe që ato kryesisht të përdoren në përcjelljen e njerëzve që potencialisht ishin në kontakt me bartësin e virusit ", tha Han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat