Xhamitë do të hapen më 28 maj, por këto masa kërkohet të respektohen

Lajme

Xhamitë do të hapen më 28 maj, por këto masa kërkohet të respektohen

Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:31
Foto Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.

Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave.

Ai ka thënë se nga 28 maji do të ketë lehtësim të masave kufizuese. Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat,

Por, imami Labinot Maliqi përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se cilat masa duhet të respektohen për ata që kryejnë faljen në xhami.

Ky është postimi i plotë:

Xhamitë do të hapen më 28 Maj 2020, por këto masa kërkohet të respektohen:

1. TË MERRET ABDEST NË SHTËPI.
2. TË VENDOSEN MASKAT.
3. TË KETË DEZINFEKTUES DUARSH NË XHAMI.
4. TË MBAHET DISTANCA SOCIALE.
5. TË MOS KETË TUBIME TJERA PËRVEÇ NAMAZIT (NDALOHEN TUBIMET ME VIJUES TË MËSIM BESIMIT, MUKABELET DHE LIGJËRATAT, ME PËRJASHTIM TË HUTBES SË XHUMASË).
6. LIGJËRATA E XHUMASË TË JETË E GJATË MAX. 10 MINUTA.
7. TË MOS SHFRYTËZOHEN ABDES’HANET DHE TOALETET E PËRBASHKËTA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat