Gjykata Kushtetuese flet për “Bota sot” lidhur me vendimin për dekretin e presidentit Thaçi

Lajme

Gjykata Kushtetuese flet për “Bota sot” lidhur me vendimin për dekretin e presidentit Thaçi

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 26 maj 2020 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Gazeta “Bota sot” sot gjatë ditës ka raportuar nga burime të saj se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim pro dekretit të presidentit Thaçi, që i hap rrugë formimit të qeverisë Hoti.

Sipas burimeve të “Bota sot”, 7 vota janë pro dhe 1 kundër deri më tani, ndërsa një anëtar i Gjykatës është në pushim vjetor.

Por “Bota sot” ka pyetur Gjykatën Kushtetuese për të marrë konfirmim/demantim të këtyre informatave, ndërsa ata janë përgjigjur se “Kjo lëndë është ende duke u shqyrtuar”.

Afati i fundit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është data 29 maj (e premte).

Në anën tjetër rivaliteti politik e përplasja në distancë ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentit Thaçi, po vazhdon çdo ditë e më shumë. Partia që pritet ta ketë mandatarin e kryeministrit, LDK-ja, ka zgjedhur heshtjen në ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat