Ngjarje e rëndë, eprori i UÇK-së tregon si iku nga vija e fronit komandanti e tash gjenerali i besuar i Thaçit dhe ra dëshmor Qerkin Peci

Lajme

Ngjarje e rëndë, eprori i UÇK-së tregon si iku nga vija e fronit komandanti e tash gjenerali i besuar i Thaçit dhe ra dëshmor Qerkin Peci

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:30
Ramadan Qekin Peci

Ish- eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari ka shkruar për dëshmorin e kombit Ramadan Peci.

Për këtë ngjarje Miftari tregon se Peci ra dëshmor si pasoj e ikjes nga vija e fronit pa paralajmërim i një komandanti së bashku me ushtarët e tij.

“Pra, atëherë komandanti në fjalë, përgjegjësi i gjithë vijës se luftimeve ishte larguar nga pika ku ne ishim një orë më herët, pasi një togë e UÇK-së, toga e Ashlanit na kishte mitraluar neve nga mrapa me qindra plumba pas shpinës duke menduar se ne ishim forca speciale serbe pasi kishum uniforma të zeza uniform betejash”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Miftari tregon se gjakun e dëshmorit Peci e morën pak më vonë kur i zunë në befasi forcat serbe dhe i vranë gjashtë prej tyre e disa të tjerë i plaguan.

Postimi i plotë:

Një kujtim për deshmorin bashkluftarin shokun dhe ushtarin luftarin trimin Ramadan Qekin Pecin

Dita e sotme e 27.05.1998 shënon një ngjarje të rëndësishme trimërie por edhe një dhimbje në veti që nuk sherohet as sot në luftime të ashpra fyt përfyt me forcat speciale serbe(Belli Vukovi), ra heroikisht dëshmori i kombit Ramadan Qerkin Peci.

Në momentin kritik ishim prezent vetëm pesë ushtarë un dëshmori Ramadani dhe ishin edhe tre ushtarë të brigadës 141 Meh Uka të ZO të Shalës.

Sulmi i papritur kishte ardhur për shkak të njërit nga komandantët e UÇK-së, që mbante një pozicion kyç, kur tinëz, pa paralajmërim e pa shkrepë asnjë fishek, së bashku me dhjetëra ushtarë të tjerë ishte larguar nga pozicioni i tij i quajtur: «Lugu i Bletëve».

Vijen e zjarrit e kishte lëshuar edhe komandanti krysor i joni sot është alamet gjenerali e zyrtari shtetëror dhe servil i besuar i Hashim Thaçit.

Pra, atëherë komandanti në fjalë, përgjegjësi i gjithë vijës se luftimeve ishte larguar nga pika ku ne ishim një orë më herët, pasi një togë e UÇK-së, toga e Ashlanit na kishte mitraluar neve nga mrapa me qindra plumba pas shpinës duke menduar se ne ishim forca speciale serbe pasi kishum uniforma të zeza uniform betejash.

Ndërkohë forcat serbe na zunë në befasi, pasi erdhën nga drejtimi që ishte në vëzhgimin dhe kontrollin e ushtarëve të «Lugut të Bletëve» të cilët, tashmë ishin larguar pa njoftimin e obliguar se ai sektor ishte i pa vëzhguar!

Po gjakun e dëshmorit Ramadan Peci e morëm vetëm dy a tri orë ma vonë. Kësaj radhe, me taktikë ishim ne që i zumë në befasi. Forcat speciale Serbe (Belli Vukovi) i futëm në pritë duke vrarë gjashtë pjesëtar dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Pastaj ua morëm armët, dokumente e gjërat të tjera personale, por, me vete i morëm edhe disa nga kufomat e tyre pasi kufomen e deshmorit Ramadan Pecit Danit nuk mujtum ta tërkjekum në atë betej..

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat