​Orlando: Partneriteti i fuqishëm Kosovë-Itali kundër COVID-19 vazhdon në fazën e dytë

Lajme

​Orlando: Partneriteti i fuqishëm Kosovë-Itali kundër COVID-19 vazhdon në fazën e dytë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 18:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka thënë se Kosova dhe Italia po e vazhdojnë partneritetin e fuqishëm në fazën e dytë të luftimit të pandemisë me koronavirus.

Në kuadër të kësaj, ekipi i ushtrisë italiane ka bërë sanitarizimin e 50 ndërtesave institucionale në 34 lokacione në të gjithë Kosovën, ndërsa janë dhuruar edhe pajisje për Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

“Partneriteti i fuqishëm Itali – Kosovë kundër koronavirusit vazhdon në fazën 2. Ekipi i ushtrisë italiane sanitarizoi 50 ndërtesa institucionale në 34 lokacione në të gjithë Kosovën. Bashkëpunimi italian @AICSTirana dhuroi pajisje për Klinikën për Sëmundje Infektive. Bashkëpunim i mahnitshëm civilo-ushtarak”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat