OSBE shikon me keqardhje sulmet ndaj serbëve

Lajme

OSBE shikon me keqardhje sulmet ndaj serbëve

Nga: F. B. Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:14
Jan Bratu, Dalibor Jevtiç

Misioni i OSBE në Kosovë është e shqetësuar me njoftimet për sulmet ndaj serbëve dhe pasurisë së tyre dhe me keqardhje shikon në atë që po ndodhë, ka kumtuar ministria për bashkësi edhe kthim pas takimit të ministrit në detyrë Dalibor Jevtiç dhe ambasadorit të OSBE Jan Bratu.

Temë e bisedës ishin incidentet ku serbët e kthyer në ditët e kaluara ishin cak sulmi, me këtë rast u theksua se është i domosdoshëm angazhimi i të gjitha institucioneve të sigurisë në zgjidhjen e rasteve të muajit të fundit që kanë goditur bashkësinë serbe në Kosovë.

Ambasador Bratu theksoi se OSBE ka shtuar pranin në vendet në të cilat kanë ndodhur sulmet ndaj të kthyerve dhe kanë ndërmarr hapa me qëllim të zgjidhjes institucionale të këtyre problemeve transmeton Tanjug.

Jevtiç ka falënderuar ambasadorin norvegjez dhe misionin OSBE që kanë reaguar dhe dënuar këto incidente. Ai ka vlerësuar se duhet të gjithë së bashku të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe realizimin e ligjit.

Të gjitha bashkësitë duhet të kenë të drejta dhe mbrojtje të njëjtë në Kosovë andja është e nevojshme angazhimi institucional në realizimin e saj, ka qenë përfundimi i takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat