Jovanoviç: Shqiptarët po luajnë lojë të dyfishtë, janë mjeshtër e kemi provuar në ish-Jugosllavii

Lajme

Jovanoviç: Shqiptarët po luajnë lojë të dyfishtë, janë mjeshtër e kemi provuar në ish-Jugosllavii

Nga: F. B. Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:51
Ilustrim

Ish-ambasadori dhe diplomati serb Vladislav Jovanoviç ka thënë se zhvillimet aktuale në skenën politike në Kosovë në të vërtetë janë mizanskenë dhe lojë politike. Loja e politikanëve shqiptar po blejnë kohë deri sa të shohin përfundimin e zgjedhjeve në ShBA në nëntor ka thënë ai, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Kjo është loja që shqiptarët e kanë mësuar gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër dhe ajo është që të fitojnë në kohë. Ata nuk janë të kënaqur me këndvështrimin e Trampit për bisedimet, ankohen për kohët e vjetra dhe presin rezultatin e zgjedhjeve në nëntor që të rikthejnë gjërat në dobi të vetë. Andaj komplikojnë gjërat dhe ndryshojnë duke u dukur si dramatike vetëm për të fituar kohë dhe të shtyjnë bisedimet duke pritu kohë më të mira” ka thënë ai për Kosovonline.

Jovanoviç konsideron se nuk ka asgjë dramatike në skenën politike që do zgjasin deri në fund të vitit duke mbajtur vëmendjen e opinionit të brendshëm edhe të jashtëm.

"Qëllimi është i fiksuar, duan të luajnë në skenën politike derisa të shohin rezultatin e zgjedhjeve në ShBA, për të u rreshtuar me administratën amerikane. Mbajnë dy mundësitë  dhe mos ndërprenë bashkëpunimin me administratën aktuale ndërkohë përgatiten për punë dinamike me administratën tjetër. Ata janë mjeshtër të mëdhenj që nga koha e socializmit e edhe më pas, luajnë me dy palët, janë të shkathtë, të talentuar në politikë dhe kanë sjellje miqësore të jashtme që të mund të bindin e mashtrojnë dhe në përgjithësi janë mjeshtër në këtë lojë” tha Jovanoviç.

Nga ana tjetër sipas tij, shqiptarët sikur edhe popujt tjerë në Ballkan janë të ndarë, njëri tjetrit i kanë zili në suksese sikurse edhe popujt tjerë të Ballkanit. Jovanoviç mendon se politikanët shqiptar harxhojnë kohë dhe energji në shkëndija të ndërsjella dhe rrëmuja politike, që i vë në sistem jostabil institucional politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat