Drecun reagon në masat e Prishtinës: Duan të evitojnë vazhdimin e dialogut me Beogradin

Lajme

Drecun reagon në masat e Prishtinës: Duan të evitojnë vazhdimin e dialogut me Beogradin

Nga: F. B. Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:17
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë Milovan Drecun deklaroi se me vendosjen e masave të njëanshme të reciprocitetit, Prishtina dëshiron të evitoj vazhdimin e dialogut me Beogradin, me gjasë për të pritur ndryshimet në ShBA pas zgjedhjeve presidenciale, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"Kjo në anën tjetër tregon sa kishim të drejtë kur thoshim se taksat nuk janë hequr dhe me vendosjen e reciprocitetit ajnë ashpërsuar deri në nivel kritik” ka thënë Drecun për Kosovonline.

Ai theksoi se Serbia nuk do të vazhdoj bisedimet derisa janë në fuqi çfarëdo masa të njëanshme që pamundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave.

Drecun konsideron se është joreale që ndokush të detyroj Beogradin, qoftë edhe si ndërmjet të pranoj Kosovën, ashtu që në disa dokumente të qëndroj “Republika e Kosovës ".

Ai potencoi se kjo tregon se në perëndim ka disa që me mos reagim ndaj Prishtinës në të vërtetë trimërojnë në hapa të këtillë.

"Kohë më parë patëm letrën e dy ministrave të jashtëm gjerman e francez ku ndër tjera falënderohet Kurti për heqjen e taksës, tash le të përgjigjen çfarë është kjo?” tha ai.

Sipas tij ShBA kanë qasje shumë më pozitive sepse duan heqjen e taksave pa kushtëzime.

Drecun e quajti trimëruese deklaratën e Lajçak që kërkoi heqjen e taksës dhe masës së reciprocitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat