​Gjuriq ankohet për masat e Qeverisë Kurti, kërkon ‘reagim’ nga bashkësia ndërkombëtare

Lajme

​Gjuriq ankohet për masat e Qeverisë Kurti, kërkon ‘reagim’ nga bashkësia ndërkombëtare

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:37
Marko Gjuriq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq dhe ambasadori rus në Beograd Aleksandar Bocan-Kharchenko thanë sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen e mallrave serbe pa emërtimin Republika e Kosovës, ‘kërkon një reagim të mprehtë dhe vendimtar’ të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjuriq dhe Bocan-Kharchenko në takim diskutuan situatën pas masave të reja të reciprocitetit të Kosovës ndaj mallrave nga Serbia.

Të shtunën, Qeveria e Kosovës vendosi që në dokumentet shoqëruese për mallrat nga Serbia duhet të jetë emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, në të kundërtën ato nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.

Gjuriq tha se Serbia angazhohet për një dialog mbi një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës dhe se është "në mënyrë të vazhdueshme të mendimit se kjo zgjidhje mund të kërkohet vetëm brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe Kushtetutës së Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat