Brnabiç fton në bashkëpunim: Prishtina të heq vendimin për reciprocitet dhe të i kthehemi tavolinës së bisedimeve

Lajme

Brnabiç fton në bashkëpunim: Prishtina të heq vendimin për reciprocitet dhe të i kthehemi tavolinës së bisedimeve

Nga: F.B Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:03
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar sot se pret heqjen e reciprocitetit nga Prishtina përkatësisht heqjen e ndalimit të importimeve të mallrave nga Serbia pasi kjo shkel qarkullimin e mallrave, dijës edhe njerëzve, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se presim që Prishtina të tërheq vendimin për masat e reciprocitetit përkatësisht barrierat për importin e produkteve nga Serbia.

“ Pas heqjes së masave të reciprocitetit dhe shkeljes së lirisë së qarkullimit të mallrave, dijës edhe njerëzve , do të i kthehemi tavolinës së bisedimeve” tha ajo para gazetarëve në Beograd.

Brnabiç ka nënvizuar se shpreson se Kosova e vetëshpallur do të heq dorë nga ndalesa e importimit të mallit serb, sepse kjo masë ndikon edhe në jetën e shqiptarëve të Kosovës.

“Të gjitha këto vendime e masa dëmtojnë edhe ata, çmimet në shitjet me pakicë kanë shënuar rritje, ndërsa kualiteti i jetës është përkeqësuar” tha Brnabiç dhe ka ftuar Prishtinën në “bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat