Lajçak: Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës do t’i përtërijmë në qershor sapo të hapen kufijtë! - Bota Sot
Lajçak: Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës do t’i përtërijmë në qershor sapo të hapen kufijtë!

Lajme

Lajçak: Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës do t’i përtërijmë në qershor sapo të hapen kufijtë!

Nga: F. B. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:30
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak i dërguari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, synon që raundi i parë i bisedimeve do të ndodhë në Bruksel sipas mundësisë qysh në qershor, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Këtë synim i dërguari special Lajçak e ka prezantuar para përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare të BE-së në takimin e Komitetit politik dhe të sigurisë së BE-së, ku edhe njëherë mori mbështetjen formale për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas burimeve të radio Evropës së Lirë (RSE) nga takimi, Lajçak synon që të vendos kontakt me Prishtinën “ në të njëjtën ditë” kur formohet qeveria e Kosovës – që është parashikuar për të mërkurën, me qëllim që të bëhen përgatitjet e fundit për hapjen e raundit të ri të bisedimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat