Një punëtor i KEK-ut në mesin e të infektuarve të sotëm me coronavirus

Lajme

Një punëtor i KEK-ut në mesin e të infektuarve të sotëm me coronavirus

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:15
KEK

Sonte janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, një prej tyre nga Komuna e Obiliqit.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi ka njoftuar se rasti në fjalë është punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

“Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtorë në Korporatën Energjitike të Kosovës,në mihjen sipërfaqësore në Bardh”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Deri tani në Komunë e Obiliqit janë konfirmuar katër raste pozitive me COVID-19, ndërsa në nivel vendi janë gjithsej 1 mijë e 142 raste të konfirmuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat