Publikohet raporti i cili nxjerr bilancin e gazetarëve që kanë humbur betejën ndaj Covid-19 - Bota Sot
Publikohet raporti i cili nxjerr bilancin e gazetarëve që kanë humbur betejën ndaj Covid-19

Lajme

Publikohet raporti i cili nxjerr bilancin e gazetarëve që kanë humbur betejën ndaj Covid-19

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:45
Foto Ilustrim

Të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare ndërkombëtare “Press Emblem Campaign”.

“Punonjësit mediatikë kanë rol të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Këta janë ata që e informojnë opinionin për përhapjen e infektimit. Shumë prej tyre kanë vdekjur për shkak të mungesës së mbrojtjes adekuate derisa kanë punuar në terren”, tha Blez Lempen, shef i PEC-së, selia e së cilës është në Gjenevë.

Prej 1 marsit deri më 31 maj të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit, prej të cilëve dy të tretat kanë qenë aktivë në terren.

Vetëm në maj thuhet se 72 gazetarë kanë vdekur si pasojë e infektimit, transmeton “Anadolu Agency”.

Numri më i madh i gazetarëve të vdekur nga koronavirusi është në Amerikën Latine, të paktën 62, ndërsa 23 ka pasur në Europë, 17 në Azi, 13 në Amerikën Veriore dhe 12 në Afrikë.

PEC-ja njofton se raporti është bërë në bazë të informatave që janë të qasshme përmes shoqatave kombëtare të gazetarëve, mediumeve lokale dhe bashkëpunëtorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat