Vuçiq për qeverinë e re të Prishtinës: “Nuk do jetë lehtë rreth Kosovës, prandaj duhet të kemi qeveri të ardhshme të fuqishme”

Lajme

Vuçiq për qeverinë e re të Prishtinës: “Nuk do jetë lehtë rreth Kosovës, prandaj duhet të kemi qeveri të ardhshme të fuqishme”

Nga: F.B Më: 4 qershor 2020 Në ora: 12:54
Vuçiq

"Më është dashur të përpij fyerjet se kemi tradhtuar Kosovën, por me politikë të mençur kemi kthyer çështjen e Kosovës në tavolinë. Kompleks edhe proces i ndërlikuar ishte ai ku morëm pjesë” sqaroi presidenti Vuçiq në Lloznicë, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Pikërisht për këtë qeveria e ardhshme duhet të jetë shumë e fuqishme tha ai

Në pyetjen rreth qëndrimit të Primakovit për qeveri teknike, Vuçiq tha “Mund të vendosin kënd të duan sipas numrit të banorëve 20 herë më e madhe. Rusia ka politikën e vetë të pavarur, qeveri me ndikim dhe president. Ne nuk kemi kundër apo kundër kujtdo qoftë. Kam vërejtur reagimin e ambasadorit të Federatës Ruse, nuk kam çfarë të them. Miqësia jonë nuk mund të prishet nga askush “ tha ai..

Këtë e tha në kontestin e shkrimeve rreth propozimit të ambasadorit rus Primakov që do emërohet si drejtor i “Bashkëpunimit rus”.

Sipas “Blic” ai më herët i kishte propozuar Vuçiqit qeveri teknike me Gjilasin.

Lidhur me qeverinë e Prishtinës, Vuçiq tha: “ Nuk dua të merrem me çështjet e tyre të brendshme, ajo është çështje e tyre. Për ne është me rëndësi se serbët marrin garanci të caktuara. Shpresojmë se do të kemi më shumë se nga qeveria Kurti” duke shtuar se Serbia është e hapur për dialog por nuk do jetë aspak lehtë rrteh Kosovës.

Ai nënvizoi se Thaçi ka padyshim mbështetjen amerikane dhe vetëm me praninë e saj merr pjesë në dialog.

“A do të ketë dëshira të ndryshme politike, por edhe kërkesa? Do të ketë. Nuk jetojmë ne në Kosovë që të dimë se si do të sillen shqiptarët me njerëzit tanë” – tha Vuçiq.

Ai tha se pret të ketë shumë bisedime dhe nuk kupton si Prishtina mund tl jetë në rrugën evropiane e nuk dëshiron të bisedojë me BE.

“Më është dashur që të përpij shumë fyere se kemi tradhtuar Kosovën, por me politikë të mençur kemi kthyer Kosovën në tavolinë. Është i komplikuar edhe i ndërlikuar procesi ku morëm pjesë – sqaroi ai duke kërkuar qeveri të fuqishme pas zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat