Mediat e Beogradit: Qeveria e Kosovës bie sërish në duart e serbëve!

Lajme

Mediat e Beogradit: Qeveria e Kosovës bie sërish në duart e serbëve!

Nga: Nefail Maliqi Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:40
Qeveria e Kosovës

Sikur mediat lokale në Kosovë po ashtu edhe ato në Serbi i kanë përcjellë me mjaft interesim rënien e qeverise Kurti dhe rikthimin e PAN-it të kriminalizuar në krye me Avdullah Hotin, pas së cilës qeveri si hije qëndrojnë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Derisa Serbia dhe Grenell po festojnë dhe po urojnë ende nuk ka ardhur ndonjë urim zyrtar nga Uashingtoni përkatësisht nga presidenti amerikan Donald Trump apo selia e NATO-s nga Brukseli, shkruan gazeta “Bota sot” .

“Një muaj pas rrëzimit të qeverisë së institucioneve të përkohshme të udhëhequra nga Albin Kurti, qeveria në Kosovë fitoi një shumicë të re të udhëhequr nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj”, kanë raportuara gati gjitha mediat serbe duke ju referuar agjencisë srebe Tanjug.

Sipas B92 “Partneri i tyre kryesor i Qeverisë së re Hoti do të jetë Lista Serbe, kështu që të gjitha vendimet do të varen nga votat e serbëve. Çështja është nëse qeveria e re është në përputhje me kushtetutën dhe nëse do të mbijetojë, sepse nuk ka legjitimitet të plotë.

Image

” Kosova votoi me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim në qeverinë e re të udhëhequr nga Kryeministri Avdulah Hoti”, kane shkruar mediat e Beogradit.

Agjencia shtetërore serbe Tanjug ka shkruar se sot ditë e madhe në Kosove, bie Albin Kurti, vjen Avdullah Hoti me një qeveri multietnike.

Alo.rs: Qeveria e Kosovës është përsëri në duart e serbëve (“Sputniku rus: Vlada Kosova opet u rukama Srba”)

Telegarf.rs: Kjo është qeveria e re e Avdulah Hotit, për listën serbe me dy vende. Qeveria e re në Prishtinë ka katër nënkryetarë dhe 16 ministra (“Telegarf.rs: Ovo je nova vlada Avdulaha Hotija, za Srpsku listu dva mesta. Nova Vlada u Prištini ima četiri potpredsednika i 16 ministara”)

Ndërsa gazeta ruse “Pravda” dhe “Sputnik” me titujt bombastik se: Qeveria e Kosovës bie serish në duart e serbëve! me tituj se nga sot, Prishtina nuk do të kërkojë shumë (“Оd danas Priština se neće mnogo pitati”) kanë shkruar se Kurti bie nga Qeveria dhe Kuvendi: Kryeministri i ri i Kosovës Hoti bëhet me dy ministra dhe një zv.Kryeministër serb (Pravda: Kurti iztletio itz véasde . ali i iz skupstine: Hoti novi premier vlade Ksova, Srbi dobili dva ministarska mesta) ka shkruar gazeta serbe dhe ruse dhe i dhënë hapësirë të madhe rënies së Qeverisë Kurti dhe votimit të sotëm të Qeverisë Hoti në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat