Gjuriq thotë se nuk janë të vërteta lajmet se u ndalua fushata për çnjohje

Lajme

Gjuriq thotë se nuk janë të vërteta lajmet se u ndalua fushata për çnjohje

Nga: F.B Më: 5 qershor 2020 Në ora: 09:42
Marko Gjuriq

“Serbia dhe serbët presin veprime konkrete nga qeveria e re e Kosovës, heqjen e taksave edhe ‘masave jo civilizuese’ ka deklaruar sot i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

A do të ndodhë kjo në javën që vjen, do të jetë tregues nëse Hoti është i kthyer ka ardhmëria apo do të vazhdoj të jetë i njëjti  si paraardhësit tha ai për RTS.

Tash shihet rëndësia që ka nëse serbët janë unik dhe të tubuar rreth Listës Serbe, që ka luajtur rol kyç në peshoren e krijimit të qeverisë.

Qeveria varet nga mbështetja e LS, ndërkohë që ka hedhur poshtë konstatimet në media se Beogradi është pajtuar për ndalimin e fushatës për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Gjuriq tha se nuk mund të pritet që Serbia mos të fitoj asgjë dhe të suspendoj fushatën e tërheqjes së njohjeve,  ne jemi gati të bëjmë këtë nëse Prishtina ndalon kërkesat për anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

Sipas tij Serbia është e gatshme për dialog me “ te hequr të tarifave edhe bllokimit”, për çka pret edhe angazhim më të madh të dërguarit special të presidentit Tramp Riçard Grenell.

Na presin presione edhe sfida të mëdha, andaj është me rëndësi që në Beograd në krye të vendit të jetë njeriu që në mënyrë të fuqishme do të mbroj interesat kombëtare tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat