Cakaj thotë se nuk ka parë plan për ndarje të Kosovës, e komenton deklaratën “thika mbi harta”

Lajme

Cakaj thotë se nuk ka parë plan për ndarje të Kosovës, e komenton deklaratën “thika mbi harta”

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 21:16
Gent Cakaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, në intervistën ka thënë se asnjëherë nuk ka parë ndonjë hartë e as plan për të ndarë Kosovën.

Ministri Cakaj thotë se që nga 2017-a është në takime të nivelit të lartë, por kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë.

“Po të them diçka për një të vërtetë të plotë, dhe kush thotë ndryshe thotë të pavërtetë. Me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, unë prej vitit 2017 jam në të gjitha takimet e nivelit të lartë, kemi qenë bashkë edhe në Berlin. Në asnjë rrethanë, askush nuk na ka shpalosur një plan për ndarje të Kosovës, kurrë. Fare. Asnjëherë. As mua personalisht si ministër i Jashtëm nuk më ka shpalosur plan për ndarje”, ka thënë ministri Cakaj.

Cakaj është pyetur nëse ka parë “thika mbi harta”, sic ka thënë ish-kryeministri Kurti, mirëpo thotë se nuk ka parë harta në asnjë takim dhe ka kërkuar që ata që i kanë parë le të flasin, duke aluduar në zyrtarët e VV-së.

“Nëse ata kanë pa, le të tregojnë ku i kanë parë. Personalisht unë nuk kam parë asnjë hartë dhe askush nuk na ka shpalosur ndonjë plan për ndarje të Kosovës, dhe kjo është e dokumentueshme. Le të tregojnë kush janë ata, në çfarë rrethana, kush e ka bërë atë marrëveshje…”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat