Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i Behar Morinës

Lajme

Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i Behar Morinës

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 10:55
Behar Morina

Mbrëmjen e djeshme është gjetur i vdekur tupanxhiu, Behar Morina.

Trupin e tij e ka gjetur këngëtari i njohur Shkelzen Jetishi.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, i cili thotë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.

Ndërsa në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

 Xeni tregon se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

“Ai është dhëndrri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat