Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën

Lajme

Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 10:52
Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se interesi i tyre nuk është një sekretar shteti ose ministër pa portfel, por që në institucione që veprojnë rajonalisht ose lokalisht, në komuna, participimi i shqiptarëve të rritet proporcionalisht me atë që thotë Kushtetuta dhe ligjet.

Në një intervistë për “Politiko”, ai thotë se pjesëmarrja në punën e institucioneve është rruga më e mirë e prezantimit të problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët, por edhe mënyrë që ato përmes ndonjë kooperimi të mundshëm të zgjidhen.

Duke folur për deklaratën e tij se Prishtina, Bujanoci e Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës, Kamberi tha se ideja rreth shkëmbimit të mundshëm të territorit nuk rrjedh nga partia e tij, por për këtë kanë folur presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, të cilët “vite me radhë flasin për këtë”.

“Ne vetëm e kemi përmendur si një skenar të mundshëm për marrëveshje ndërshtetërore që do të duhej të lidhej midis Beogradit e Prishtinës, nëse do të pajtoheshin të dy palët për ndryshimin e kufijve”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, kërkesa e tyre është që Lugina e Preshevës të jetë e tëra, dhe jo ndarja nëpër disa fshatra

“Nëse ndodh kjo, kërkesa jonë është që Lugina e Preshevës të jetë e tëra, dhe jo ndarja nëpër disa fshatra, që do të shkaktonte katastrofë humanitare”, ka thënë Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat