20 fëmijë nga Prishtina testohen nesër për koronavirus

Lajme

20 fëmijë nga Prishtina testohen nesër për koronavirus

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 21:25
Foto Ilustrim

20 fëmijë nga Prishtina të dyshuar se janë infektuar me koronavirus priten të testohen gjatë ditës së nesërme.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

“Nuk janë testuar sot, nuk i kemi rezultatet, pritet që gjatë ditës së nesërme të testohen”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm gjashtë raste, teksa nuk ka pasur asnjë të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat