Thanë është babai i Vjosa Osmanit, por ja kush është krimineli në foto që dënohet me 35 vite burgim në Hagë

Lajme

Thanë është babai i Vjosa Osmanit, por ja kush është krimineli në foto që dënohet me 35 vite burgim në Hagë

Nga: N.Sh Më: 10 qershor 2020 Në ora: 09:58
Milan Martiq

Një fotografi u shpërnda si rrufe në rrjetet sociale nga militantët e Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe të partive tjera kundërshtare të LDK-së dhe LVV-së, kundër Vjosa Osmanit.

Në këtë fotografi, thanë se është babai i Vjosës, mirëpo kjo nuk ishte e vërtetë.

Militantët partiak të cilët janë mbushur me urrejtje aq të fuqishme ndaj kundërshtarëve politik, filluan të gëzohen sepse ia gjetën një “fije” të keq Vjosës, e cila po kundërshton çdo politikë e çdo politikanë i cili po punon kundër interesave të Kosovës.

Madje aq shumë po kundërshton sa që edhe me liderin e partisë së saj është “kacafytur”, ndërsa dolën disa militantë të partive tjera politike, konkretisht të partive të komandantëve dhe iu vërsulen sikurse çakejtë Vjosës.

Për fat të mirë, fotografia në fjalë nuk është e babait të saj, por e kryekriminelit që u dënua me 35 vite burgim nga Haga.

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku përmes një postimi në Facebook, ka publikuar tre fotografi të Milan Martiqit, i cili ishte komandant i policisë në Knin gjatë luftës në Kroaci, e që në vitin 2007 është dënuar me 35 vite burgim nga Tribunali i Hagës.

“Milan Martiq si komandant i policisë ne Knin, gjatë luftës në Kroaci dhe para Tribunalit të Hagës ku në vitin 2007 dënohet me 35 vite burg”, ka shkruar Maloku.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat