Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga , Kryetar i Grupit PPE në Parlamentin Evropian Manfred Weber dhe Andrey Kovatchev, Zëvendëskryetar i Grupit PPE në Parlamentin Evropian përgjegjës për Zgjerimin, Ballkanin Perëndimor, Fqinjësinë Jugore, dhe Euromed, të cilët e kanë uruar për marrjen e detyrës së re në krye të ekzekutivit.
Me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrisë bëhet e ditur se në letër ceket edhe nevoja për arritjen e një marrëveshje të përhershme dhe reciprokisht të pranueshme me Serbinë.
Kjo është letra e plotë e urimit për Hotin:
Shkëlqesia Juaj Kryeministri Hoti,
I nderuar Avdullah,
Duam t’ju shprehim urimet tona të përzemërta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës! Jemi të bindur që ky sukses do të avancojë më tej arritjet politike të partisë partnere dhe miqve tanë të afërt nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Qeverisë së re do t`i duhet të përballet me pasojat jo të lehta të pandemisë së koronavirusit, duke shfrytëzuar njëkohësisht një momentum të ripërtërirë për zbatimin e reformave kyçe në interes të qytetarëve të Kosovës dhe gjetjen e një zgjidhje të përhershme dhe reciprokisht të pranueshme me Serbinë. Mezi presim të punojmë me ju dhe institucionet e Kosovës në rrugën tuaj drejt integrimit evropian.
Ju urojmë gjitha të mirat gjatë mandatit tuaj dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm.