Këngëtari Blero i bashkohet VV-së, shihet krah për krah me Konjufcën e Bahtirin

Lajme

Këngëtari Blero i bashkohet VV-së, shihet krah për krah me Konjufcën e Bahtirin

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 23:36
Blero, Konjufca, Bahtiri

Duket se këngëtari i njohur Blerim Muharremi -Blero i është bashkuar Vetëvemdosjes. Blero është parë të enjten krah për krah me nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.

Konjufca bashkë me deputetin e VV-së, Mefail Bajçinovci kanë vizituar Mitrovicën ku kanë parë nga afër se si po shkon peticioni për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në disa fotografi që ka publikuar Bahtiri në Facebook shihet edhe këngëtari Blero.

Ky është postimi i Bahtirit:

Sot, Mitrovicën e vizituan Glauk Konjufca dhe Mefail Bajqinovci, të cilët nga selia qendrore erdhën ta përcjellin nga afër procesin e zhvillimit të peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

I falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë vazhdimisht, sikurse edhe sot, për punën time si kryetar komune në interes të qytetarëve të Mitrovicës.

Të premten (12 qershor) do të shihemi të gjithë së bashku në Prishtinë në ditën e çlirimit të Kosovës, ku do të festojmë edhe përvjetorin e 15-të të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat