AP: Katër vende në Ballkan në problem për shkak të virusit

Lajme

AP: Katër vende në Ballkan në problem për shkak të virusit

Nga: F.B Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:15
Ilustrim

 Katër vende të Ballkanit perëndimor kanë shënuar kërcim të numrit të personave të prekur nga virusi pas zbutjes së masave restriktive ka shkruar agjnesioni amerikan i lajmeve Associated press, transmetojn “B92” dhe “Bota Sot”.

Bëhet fjalë për Serbinë Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka anuluar tubimet në fushatën parazgjedhore të partisë së tij SNS, ndërsa zyrtarë të BiH, Maqedonisë Veriore e Shqipërisë apelojnë të qytetarët pët respektim të masave kundër përhapjes së virusit thotë AP.

AP shkruan se Serbia ka kaluar rrugë të masave të forta deri në ndalimin qarkullimit të rregullt.

"Kundërshtarët politik të Vuçiqit e përshkruajnë këto hapa si dëshirë të presidentit për të mbajtur zgjedhje dhe për të forcuar pushtetin“ shkruhet në tekst.

Agjensioni shton se Serbia hap pas hapi ka liruar masat por ka kërkuar mbajtjen e distancës dhe bartjen e maskave në vendet publike.

Mbi 20 mijës shikues një ditë më parë ishin prezent në ndeshjen mes klubeve Partizani e Crvena Zvezda për Kupë.

Epidemiologët në të gjith Ballkanin thonë se burime të reja të infektimit vijnë pas festimeve familjare apo varrimeve.

Serbia sot ka paraqitur 71 raste të reja përdallim nga 18 sa kishte me 1 qershor, shifra të rritura kanë edhe vendet tjera.

Infektimi po përhapet në Sarajevë, janë mbyllur materniteti

Zyrtarë të BiH apelojnë tek qytetarët në respektimin e masave për distancën sociale edhe bartjen e maskave pas rritjes së rasteve, shkruan AP.

AP shton se është mbyllur materniteti në spitalin e Sarajevës pasi janë paraqitur dy raste të stafit dhe është këshilluar vetizolim deri në pritje të testimeve për një pjesë të stafit tjetër.

"Organet shëndetësore kanë insistuar se përkundër rritjes epidemia është nën kontroll, ndonëse numri i të prekurve ka arritur në 60 në ditë” thuhet në AP.

Virusi po përhapet në Shkup si shkak i festimeve

Maqedonia Veriore ka njoftuar për 7 raste të vdekjeve që është numri më i madh i vdekurve  brenda 24 orëve  për më shumë se një muaj.

Organet shëndetësore atje kanë thënë për AP se kërcimi i rasteve dhe rritja e numrit të vdekjeve është pasojë e festimeve me rastin e festave fetare para 3 jave.

AP përkujton se për këtë shkak pushteti atje ka ndaluar qarkullimin në katër regjione përfshirë Shkupin si masë parandalimi.

Në Shqipëri pak njerëz bartin maska

Në Shqipëri janë njoftuar 44 raste të prekjeve me virus, që është numri më lartë brenda dite që nga përhapja e virusit dhe rritja vazhdon qe tri dite.

Atje ka dy javë që autoritetet kanë nisur zbutjen e masave.

Tubimet e mëdha ende janë të ndaluar po shqetësuese për autoritetet është bartja e vogël e maskave dhe dorezave në vendet publike përkundër apelit të pushtetit.

Në Shqipëri janë regjistruar 1.385 të prekur prej të cilëve 35 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat