Vogel: ShBA po nxisin në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të çështjes së Kosovës

Lajme

Vogel: ShBA po nxisin në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Hulumtuesi i Këshillit të Brukselit pë politikë dhe demokratizim Tobi Vogel vlerësoi se nga termini i vazhdimit të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës shumë më me rëndësi është përmbajtja e dialogut, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Vazhdimi i dialogut mund të ndodhë të përshpejtohet. Mirëpo nga ajo nëse biseduesit do të takohen për një apo dy javë apo edhe një muaj – më me rëndësi është mënyra në të cilën nisin bisedimet” tha Vogel për Zërin e Amerikës.

Eksperti i Këshillit joqeveritar për politikë dhe demokratizim përkujton se gjatë procesit të bisedimeve mbi dhjetëvjeçare një kohë bisedat ishin udhëhequr në nivel të qeverive, kur kryeministra ishin Thaçi edhe Vuçiq.

“Pas kësaj ndodhi që ata dy u bënë president dhe dialogun e morën figurat dhe jo zyrtarët. Këtë e kam konsideruar problematike sepse sugjerohej përfshirja e tyre si figura...Sipas mendimit tim ka shumë kuptim, të paktën për palën e Kosovës që dialogu të kthehet në funksionin që pat nisur – te kryeministri. Në çfarë mase mes  Thaçit e Vuçiqit ka mirëkuptim në baza personale – nuk do hyja në atë çështje ", tha ai.

Ai konsideron se ShBA po nxisin edhe tërheqin në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së shpejtë, por dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është çështje që mund të zgjidhet për disa javë.

Vogel tha se nga vendet e BE-së presidentit Vuçiq i është kërkuar të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës.

"Deri diku jam i sigurt se qeveritë e vendeve të caktuara kanë biseduar me presidentin Vuçiq dhe i kanë treguar se nuk është ide e mirë vazhdimi  i asja fushate në prag të vazhdimit të dialogut ", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat