Vdes gazetari i njohur Llukman Halili

Lajme

Vdes gazetari i njohur Llukman Halili

Nga: Bota sot Më: 13 qershor 2020 Në ora: 10:32
Llukman Halili

Ka ndërruar jetë gazetari shumëvjeçar i gazetës kombëtare “Bota sot”, Llukman Halili.

Halili ishte me prejardhje nga Tërnoci i Bujanovcit. Ai ishte doktor i Shkencave Humane.

Publicisti e gazetari i njohur Llukamn Halili, për më shumë se 10 vite, ishte pjesë e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Në kujtim të gazetarit tashmë të ndjerë, ju sjellim edhe një fotografi nga një vizitë e profesorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Zekirja Cana, në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ku shihet redaktori Llukman Halili, së bashku me themeluesin e gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj dhe stafi i tjerë.

Image
I pari nga e djathta në të majtë gazetari Rrok Berisha, redaktori i politikes së jashtme, Llukman Halili, Prof.dr.Zekrija Cana, dhe themeluesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Kujtojmë se për vite të tëra Llukman Halili ishte redaktor i politikes së jashtme në gazetën “Bota sot”, ku u veçua për profesionalizmin dhe dëshirën e madhe për punë.

Llukman Halili po ashtu ishte i pari korrespondent i RTK-së (ish-RTP) jashtë vendit nga Palestina.

Gazeta “Bota sot”, i shpreh ngushëllime familjes Halili për humbjen e më të dashurit të tyre. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat