Vuçiq i zemëruar, polemika për foton e të birit

Lajme

Vuçiq i zemëruar, polemika për foton e të birit

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 19:02
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka reaguar ashpër ndaj fotove të shfaqura një ditë më parë në një gazetë të afërt me opozitën, në të cilat shihet djali i tij, Danilo, në një lokal, teksa ndjek një ndeshje futbolli në shoqërinë e një miku që sipas gazetës, është i lidhur me ambjente kriminale.

Për presidentin bëhet fjalë qartësisht për një fushatë kundër tij, që ka si qëllim ta vendosë në një pozicion të vështirë pak ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit. Shoqëruesi i të birit, që sipas gazetës është një kriminel, nuk ka patur asnjëherë probleme dhe nuk është dënuar asnjëherë – thotë Vucic në një intervistë të dhënë televizionit privat Prva. Është një tifoz i partizanit, ka shtuar ai, dhe po shikonin bashkë në një lokal derbin me yllin e kuq, gjysmëfinalen e kupës të luajtur mbrëmjen e të mërkurës. Nuk po bënin asgjë tjetër. Edhe më herët djali i Vucic ka shkaktuar polemika. Në 2018, ai u shfaq në disa foto në shoqërinë e disa personave të njohur si kriminelë dhe vrasës të dënuar, ndërsa ndiqte ndeshjet e kampionatit botëror.

Vucic shpreson që partia e tij të marrë shumicën e votave më 21 qershor, ndërkohë që zgjedhjet presidenciale në serbi janë vitin e ardhshëm. Opozita dhe kritikët e kanë akuzuar shpesh atë dhe partinë e tij në pushtet për autokraci, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, manipulime zgjedhore, korrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat