Ambasadori amerikan në OKB, Holbrooke për Bota Sot: Pa Rugovën nuk do të kishte 12 qershor!

Lajme

Ambasadori amerikan në OKB, Holbrooke për Bota Sot: Pa Rugovën nuk do të kishte 12 qershor!

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:57
Gazetari i Bota Sot Nefail Maliqi, ne bisedë me ambasadorin amerikan Richard Holbrooke të cilin jo rastesisht e quanin boldezer i Ballkanit

 

Gjeneve, 14 qershor -Amerika dhe NATO do ta bombardoj Serbine, do t’i ndjek forcat e Millosheviqit nga Kosova, Subotica, Beogradi deri ne Preshevë !..” këtë ma tha ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara z. Holbrooke pas perfundimit te nje takimi urgjent ne KS te OKB-se ne New Yorkme kreu e Aleances Veritalantike ne cilen seance mori pjese edhe gazetari i Bota Sot te cilin lajm te mire e dhe e para gazeta jone. Pra, sot e para 21 vjetësh filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe per 78 dite rresht deri ne kapitulimin e Serbise.

Fushata përfundoi më 10 qershor të po të njëjtit vit, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Me 11 qershor, ambadadori amerikan permes hazetes Bota Sot sqaroi arsyet e sulmeve të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Sipas Hollbrook “Aksioni ushtarak i NATO-s i mbështet qëllimet politike të bashkësisë ndërkombëtare, për një Kosovë paqësoredhe demokratike, në të cilën të gjithë do të jetojnë në siguri”. “Për këtë qëllim, Serbia duhet te nderorede gjitha aktivitetet shtypëse dhe luftarake dhe të tërheqë menjehere te gjitha forcat e saj nga Kosova, që te mun te kthehen ne shtepite e tyre te gjithë refugjatët qe ishin debusr nuajve te fundit ngacregjimi i eger serb.

Ristdhedimin dhe per jeten e tyre pas 12 qershorit do te perkujdesen fotcat nderkombetare të sigurisë me emrin KFOR..” ka theksuar ambasadori amerikan për “Bota sot” Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Sllobodan Miloseviçit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Njoftimin, më 10 qershor, në Bruksel, e bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana. “Sot, mund të shpall se Milosheviçi ra dakort me pesë kushtet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj, pak çaste më parë, e udhëzova gjeneralin Klark që t`i pezullojë operacionet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë” tha ne vazhdfim Hollburk Ambasadori i atëhershëm amerikan, Holllbrook, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Hollkaustit, pati thënë se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocidit mbi shqiptaret etnik.

«Per situaten e sotme stabile, per lire dhe paqen ne Kosove merita ka pos SHBA-ve dhe faktorit nderkombetar, padyshim edhe presidenti i Kosoves, Gandi i Evropes. Pra duhet t’i falenderoheni Rugoves pa te cilin sot nuk do te kishte 12 qershor!» tha ne fund ambasadori Hollbrook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat