Putin: Rusia mbështetë Serbinë, asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Lajme

Putin: Rusia mbështetë Serbinë, asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Nga: F.B Më: 16 qershor 2020 Në ora: 10:37
Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar me presidentin rus Putin me telefon lidhur me situatën e përgjithshme raportin mes dy vendeve, raportet bilaterale e ndërkombëtare dhe për dialogun për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast sipas gazetës Vuçiq ka falënderuar Putinin për mbështetjen dhe për ftesën për pjesëmarrje ne parakalimin e fitores në Moskë që do të mbahet me 24 qershor.

Ai  e ka quajtur nder pjesëmarrjen në 75 vjetorin e fitores ndaj fashizmit sepse populli serb dhe ai rus ishin në anën e njëjtë.

“Prandaj nuk ka detyrë më të rëndësishme se ruajtja dhe përkujtimi i historisë së lavdishme dhe të vërtetës që ka sjell paqe edhe liri”, tha Vuçiq.

Të dy zyrtarët e lartë kanë biseduar edhe për çështjet regjionale, ku më së shumti kohë i është kushtuar çështjes së Kosovës, posaçërisht asaj  që po ndodhë në skenën politike ndërkombëtare.

Presidenti Putin ka deklaruar se në takimin në Moskë do të bisedojë vetëm me Vuçiq javën që vjen gjatë qëndrimit të tij në Moskë me rastin e parakalimit. Putin sipas “Kurir” ka nënvizuar se Rusia do mbështes Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat