Harçenko: Populli serb do ketë përherë mbështetjen e Rusisë – ne do mbështesim vendimin e Beogradit

Lajme

Harçenko: Populli serb do ketë përherë mbështetjen e Rusisë – ne do mbështesim vendimin e Beogradit

Nga: F.B Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:07
Aleksandar Bocan Harçenko

Ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan Harçenko ka fol për “Novosti” lidhur me Ditën e fitores ndaj fashizmit, situatën aktuale duke u përqendruar edhe për çështjen e Kosovës, mbështetjen për Serbinë dhe nevojën e vërtetimit të saj në KS të OKB-së, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Qëndrimi i Rusisë për Kosovën është i qartë si dhe gatishmëria për pjesëmarrje në dialog qoftë në KS të OKB dhe kjo është pyetje e dëshirës së Beogradit dhe ne e shqyrtojmë ftesën për pjesëmarrje tha ai.

Lidhur me deklaratën e tij të mëhershme për zëvendësimin e rezolutës 1244 dhe debatit që shkaktoi ajo, Harçenko tha se ajo u shkëput nga kontesti dhe tërësia. “ Dua të përsëris se rezoluta 1244 është baza e definomi të çështjes së Kosovës. Nuk ka nevojë të tregoj rolin që kishte Rusia në këtë dokument dhe përgatitjes së saj, ku vërtetohet sovraniteti territorial i Serbisë. Ky dokument kthen në binar çështjen e Kosovës në proces politik por që rrallë përmendet nga politikanët perëndimor. Problem është implementimi i saj i njëanshëm nga partnerët perëndimor, disa pika të saj jan[ respektuar në tërësi disa jo. Disa komentime kanë shkuar në dëm të Serbisë dhe popullit serb, kjo ishte hyrje në përndjekjen e 2004 dhe shpalljen e pavarësisë së njëanshme nga Kosova”.

Nëse hipotetikisht Serbia pranon pavarësinë dhe Kosova bëhet pjesë e NATO-së  a do vihet në pikëpyetje neutraliteti i Serbisë ishte pyetja e “Novosti”, në çka ambasadori rus tha se është vështirë një mundësi e tillë, po shohim se informata nga mediet perëndimore se Beogradi ka ndaluar fushatën nuk është e vërtetë, jemi në kontakt me këto vende dhe ato thonë se edhe pse jetojnë larg nga Kosova ato e dinë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës ka prekur sovranitetin e Serbisë..

Le hapësirë për parashikim se insistimi i perëndimit për marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese ka qëllim hyrjen e Republikës së Kosovës në NATO. Në atë territor ka kohë që është vendosur NATO në objektet që ka shfrytëzuar KFOR-i dhe forcat paqeruajtëse. Baza Bondstell tash shfrytëzohet për gjëra që janë në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare. Formimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244 aq më parë që as të gjitha vendet e NATO-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të bindur se Serbia do ruaj neutralitetin ushtarak” tha Harçenko.

Në pyetjen se me heqjen e masave janë krijuar kushte për dialog dhe arritjen e marrëveshjes dhe faktit se rrugët strategjike kalojnë në kontroll të NATO-së, apo dëshiron perëndimi dobësimin e Rusisë në Ballkan?, Harçenko tha se “Kur bëhet fjalë për Kosovën, vështirë të parashikohen gjërat, qëndrimi i Rusisë është i qartë si dhe gatishmëria për pjesëmarrje në dialog qoftë në KS të OKBapo format tjetër. Varet nga ftesa dhe dëshira e Beogradit që do shqyrtohet në harmoni me interesin tonë dhe drejtën ndërkombëtare. Ne asnjëherë në harmoni me respektimin e të drejtës ndërkombëtare nuk kushtëzojmë pjesëmarrjen tonë si dhe nuk angazhohemi për kufizim të numrit të pjesëmarrësve në dialog”.

Lidhur me ndarjen e territorit, një plan i tillë asnjëherë zyrtarisht nuk ishte në tavolinë. Nëse hapet, ai do shqyrtohet edhe për shkak objekteve fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë që kanë vlerë të çmuar shtoi ai.

“Nëse Beogradi territori i të cilit është Kosova dhe që mban përgjegjësi për territorin e vetë vendos për ndonjë zgjidhje, ne do e mbështesim i pëlqen dikujt apo jo. Për ne tërësia territoriale e Serbisë është e konfirmuar në rezolutën 1244 dhe rezoluta tjera të KS të OKB-së që kanë të bëjnë me raportet në hapësirën e ish-Jugosllavisë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat