Rritja e rasteve me Covid, mesazhi i fortë i mjekut për qytetarët

Lajme

Rritja e rasteve me Covid, mesazhi i fortë i mjekut për qytetarët

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:16
Tritan Kalo

Teksa sot vendi ynë arriti shifrën rekord me 82 të prekur nga Covid-19, infeksionisti i njohur, Tritan Kalo, në një status në Facebook thotë se e vetmja zgjidhje është marrja e masave.

Kalo shkruan se nuk është prekur asnjëherë nga Covid-19 dhe kjo fal masave të marra. Në postimin e tij Kalo u bën apel të gjithë qytetarëve që të ruajnë veten dhe të tjerët për përballimin e kësaj situate.

“KOHË KOVIDIANE….NUKU është kurrë vonë për të bërë gjëra të dobishme…Fola dhe folëm….Dëgjova dhe dëgjuat….Zbatova këshillat e udhëzimet e profesionistëve që dëgjova e lëçita, e fatmirësisht edhe pse në grykën e zjarrit të Sars-Cov2/Covid-19 gëzoj shëndet të plotë e nuk jam prekur prej tij….

JU LUTEM që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth, vetëm e vetëm ato çka dëgjoni prej PROFESIONISTËVE qofshin ata Infeksionistë, Epidemiologë, Virologë, Imunologë, Reanimatorë, Mjek të Familjes, Mjek të Shëndetit Publik, etj, etj….LARG veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjillollogëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjekësisë….

Nuk ka asgjë të pamundshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë MIRËBESIMI, MIRËKUPTIMI dhe BASHKËVEPRIMI mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj….JETA e gjithkujt prej jush është e paçmimtë….SHQIPËRIA jonë e ka të nevojshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush…KEMI ENDE shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj….Ka dritë jeshile në fund të tynelit, por udha për të mbërritur aty është ende e gjatë….Together forever!!!,” shkruan Kalo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat