Ish-ushtari i UÇK’së në gjendje të mjerueshme: Jeton në shator me 6 fëmijët e tij

Lajme

Ish-ushtari i UÇK’së në gjendje të mjerueshme: Jeton në shator me 6 fëmijët e tij

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:58
Selman Avdiu invalid i Ushtrisë Çlirimtare

Për fat të keq, disa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përveç sakrificës që bën atëherë po ballafaqohen me një gjendje të mjerueshme edhe sot pas 21 vitesh. I tillë është edhe Selman Avdiu nga Komuna e Skenderajt.

Selman Avdiu, tash e 21 vite nuk ka shtëpi dhe jeton ku të mundet, dhe pret çdo ditë t’i zgjasë dorën dikush. Ai ka gjashtë fëmijë dhe bashkëshorten dhe jetojnë në një shator në perferi të Skenderajt.

Një grua ( emër i njohur për redaksinë) ka dërguar disa fotografi të familjes së veteranit të UÇK’së dhe një rrëfim nga ai.

“Të nderuar populli im, unë jam Selman Avdiu invalid i Ushtrisë Çlirimtare. Ja si me lanë politikanët e shtetit tonë. 20 vjet me qera s’mujta me vazhdu me gruan dhe 6 fëmit, tani jetoj nën një shator me llastik. U dogjem nga vapa unë dhe 6 fëmiet e mi. Ju lutemi kush ka vullnet të mirë dhe zemer të mirë të më del në ndihmë. Allahu i shpërbleft me tana të mirat”, thotë veterani Selam Avdiu.

Ai ka lënë edhe numrat e telefonit ku mund t’i ndihmoni atij dhe familjes së tij: 043973443 dhe 044231581.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat