Pamje nga aksioni i Njësisë Speciale: E tërheqin zvarrë kryetarin e Budvas dhe e arrestojnë

Lajme

Pamje nga aksioni i Njësisë Speciale: E tërheqin zvarrë kryetarin e Budvas dhe e arrestojnë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:02
Pamje nga video

Kryetari i Budvës, Marko Carevic dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radovic, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e policisë speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Bocovic, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Carevic, si edhe Gjorgje Vujovic e këshilltari i Carevic.

Në pamjet e publikuara shihet se si Carevici është nxjerr dhunshëm nga Komuna, ndërsa për arrestimin e zyrtarëve të tjerë ka pasur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprejit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat