Prokuroria Speciale gjatë pandemisë ngrit 4 aktakuza për 63 persona

Lajme

Prokuroria Speciale gjatë pandemisë ngrit 4 aktakuza për 63 persona

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:11
Foto Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, bëhet e ditur në komunikatën për medie.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani, me theks të veçantë për periudhën kohore gjatë pandemisë.

o ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot, kanë shënjestruar edhe një rast të ri.

Gjithashtu, Kryeprokurori Isufaj, ka bërë të ditur se pavarësisht pandemisë COVID-19, Prokuroria Speciale gjatë kësaj kohe ka arritur ti ngrit katër (4) aktakuza, ku janë të përfshirë gjashtëdhjetetre (63) persona, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat