Grenell: Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë rast për një epokë të re stabiliteti dhe prosperiteti

Lajme

Grenell: Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë rast për një epokë të re stabiliteti dhe prosperiteti

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:30
Grenell

“Takimi mes liderëve të dy palëve në Shtëpinë e Bardhë hap mundësi dhe hap dyert e zhvillimit ekonomik dhe investimet” ka deklaruar i dërguari special i presidentit Tramp për Kosovën ambasadori Grenell, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Riçard Grenell i dërguari special i presidentit amerikan Tramp për bisedime paqësore mes Prishtinës dhe Beogradit në prag të takimit në Uashington të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë ekskluzivisht për gazetën “Kuri” theksoi se kjo është mundësi që të dy palët të kthehen në dialog dhe të hapin dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve.

“Takimi në Shtëpinë e Bardhë ofron mundësi dhe hap rrugë zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë mundësinë që të kthehen në dialog dhe të fillojnë një epokë të re stabiliteti dhe prosperiteti. Popujt e këtij regjioni nuk meritojnë më pak se kjo” tha Grenell.

Të përkujtojmë se Grenell ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës dhe ata të Beogradit që me 27 qershor të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku do bisedojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat