Grenell zbulon detaje se çfarë do të bisedohet në takimin Kosovë-Serbi në SHBA

Lajme

Grenell zbulon detaje se çfarë do të bisedohet në takimin Kosovë-Serbi në SHBA

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 21:38
Richard Grenell

Emisari amerikan, Richard Grenell, ka qenë i prerë. Në këtë fazë, që ai e quan faza e parë, duhet të arrihet normalizimi i raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai për një gjë të tillë thotë se i ka informuar edhe francezët dhe gjermanët. Pastaj, faza tjetër, ajo politike, sipas Grenellit, duhet të udhëhiqet prej evropianëve.

Në një intervistë, emisari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e ka hedhur një kofë me ujë ftohtë mbi gjakrat e nxehura se me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë (që dikush e vizaton edhe me ngjyra të tjera) do të nxirren hartat dhe thikat për të prerë hartën e Kosovës, ose për të prerë çkado tjetër.

“Ka shumë zhurmë atje, njerëzit që nuk dinë, por që pretendojnë që dinë, po e hutojnë publikun”, ka thënë Grenell, lidhur me pretendimet se në Shtëpi të Bardhë do të diskutohet për tema të rënda politika. Ai i ka porositur njerëzit në Kosovë, në Serbi dhe në Evropë që t’i dëgjojnë vetëm ata që janë kompetentë për këtë temë, e jo spekuluesit.

“Nuk e di sa herë duhet ta them, edhe pse kam qenë jashtëzakonisht i qartë, që ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të bindur që konflikti 20-vjeçar në mes të Kosovës dhe Serbisë, mund të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat