Gazeta “Bota sot” shpall konkurs pune për Agjent/e Marketingu
Kushtet:
– Të ketë diplomë universitare, preferohet ajo e fushës së marketingut
–Të ketë përvojë pune në marketing të medieve
– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe vetiniciativë
Metodologjia e punës:
I/e punësuari/a do të punojë me orar të plotë ose të pacaktuar, varësisht prej marrëveshjes me punëdhënësin
Të interesuarit që duan të aplikojnë duhet ta dërgojnë:
-CV-në bashkë me fotografi personale dhe dëshmitë për përgatitjen shkollore dhe edukative siç është, Diploma universitare dhe certifikata të trajnimeve apo kurseve individuale.
-Dëshmitë për përvojën e punës në media, përkatësisht sektorin e marketingut
- Një letër motivuese
-Një referencë nga puna e mëhershme
Ju mirëpresim që të aplikoni në adresat elektronike: [email protected] dhe [email protected]