Isa Mustafa mban ende në Facebook sloganin “Beso.” të fushatës së Vjosa Osmanit

Lajme

Isa Mustafa mban ende në Facebook sloganin “Beso.” të fushatës së Vjosa Osmanit

Nga: D.RR Më: 22 qershor 2020 Në ora: 08:23
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me iniciativë të tij, ka kërkuar të shtunën nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së që të votojnë për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në parti, e që kjo gjë edhe u arrit, shkruan “Bota sot”.

Gjatë fushatës zgjedhore në shtator të vitit të kaluar, kemi parë një “miqësi” të madhe të Osmanit dhe Mustafës, por që kjo “miqësi” rezultoi të jetë jo e vërtetë.

Madje, në fushatë, slogani i LDK-së dhe i Vjosa Osmanit ishte “Beso.”, duke paralajmëruar për një ndryshim të LDK-së, por që kjo gjë nuk ndodhi.

Pavarësisht shkarkimit, Isa Mustafa ende e mban në Cover të Facebook-ut të tij sloganin “Beso.”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat