Fitorja e Vuçiç, Lubonja: BE nuk do lejojë ndarje të Kosovës

Lajme

Fitorja e Vuçiç, Lubonja: BE nuk do lejojë ndarje të Kosovës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:56
Fatos Lubonja

Publicisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” tha se zgjedhjet në Serbi janë të dytat në Europë pas atyre në Shqipëri ku opozita nuk merr pjesë. Sipas Lubonjës kjo ndodh sepse zgjedhjet janë të lexuara dhe se Vuçiç ka kapur çdo gjë si mediat, institucionet etj, pasi frymëzohet nga Putin.

“Mendoj që këto elozhet për Vuçiçin si njeri që ka krijuar stabilitet dhe ekonomi mund të jenë të vërteta. Edhe fashizmi pati arritje. Hitleri në 1933 mori drejtimin kurse në 1940 sulmoi gjithë Europën. Prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm. Rasti i zgjedhjeve që ka marrë vëmendjen edhe të shqiptarëve. Vendi i dytë pas Shqipërisë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Zgjedhjet janë të lexuara, të paralajmëruara. Kemi rastin e Putin nga ku frymëzohet dhe Vuçiç. Këtu bëhet fjalë për një kthim jo në sukses, por në origjinë nga pikëpamja e demokracisë. Tani hapet fjala kush i dashka këto zgjedhje. Na del që i duan amerikanët se e kanë më kollaj për marrëveshje. Vuçiçi s’ka pengesa” – tha Lubonja.

Sipas tij, që Kosova të marrë Luginën e Preshevës dhe të njihet është vetëm një përrallë teksa Vuçiç do të jetë ai që do të kërkojë një copë nga Kosova. Ai shton se vetë SHBA do i kërkojë Kosovës që për një marrëveshje duhet të japë diçka, por shkëmbimi i territoreve sipas tij kundërshtohet nga BE.

“Varet çfarë marrëveshje do ketë. Një marrëveshje që Kosova merr njohjen e Serbisë dhe merr Luginën e Preshevës, këtë përrallë nuk e ha askush. Këtu ose ka një marrëveshje ose ka shkëmbim territoresh. Sigurisht jemi në fushën e hipotezave. Të thuash që të marrësh Preshevën dhe të të njohë Serbia, shoh disa probleme.

Një marrëveshje që bëhet pa Europën, për dy vende që aspirojnë në BE, ndërkohë thonë Amerika Amerika. Kjo është problematike.
Vuçiç është diplomat goxha i rafinuar. Serbia nuk është Serbia e Millosheviçit sot, është faktor i fuqishëm në Ballkan. Peshon më shumë se Shqipëria, për shkak dhe të shqiptarëve që kanë keqmenaxhuar vendet e tyre, shtetin e së drejtës dhe ekonominë.

Vuçiç është fuqizuar, Serbia është fuqizuar. Dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje, unë gjykoj që jemi më afër asaj idesë që Vuçiç mund të thotë që do të marr diçka, do marrë Serbia diçka, dhe SHBA i thotë shqiptarëve ne ju çliruam, merrni këtë copën këtu, jepni këtë copën edhe mbylleni.

Një tezë tjetër për të shkuar tek Grenelli. Faza e parë është investimi në ekonomi. Hidhet këtu krijohet një kënaqësi. Dhe është një problem më pas, që ekonomia dominon politikën. Ekonomia mbi të gjitha. Ekonomia por edhe politika. Nënkuptoj këtë që Europa nuk është kundër, por është kundër se çdo ndryshim kufijsh është një minim i një vizioni europian për Europën vetë, minim i shumë situatave prandaj BE nuk e pranon.

Këtu ngrihet problemi, nëse SHBA e ka këtë vizion, kush e ka Trump apo amerikanët? Ajo që më shqetëson tek shqiptarët, politikanët që duan të bëjnë këtë ndryshim, në këtë rast është Thaçi.” – tha Lubonja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat