Një pajisje shpërthyese gjendet në Ulqin, pritet ardhja e një ekipi ekspertësh nga Podgorica

Lajme

Një pajisje shpërthyese gjendet në Ulqin, pritet ardhja e një ekipi ekspertësh nga Podgorica

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:45
Foto

Një pajisje shpërthyese është gjetur mbrëmë rreth mesnatës në Ulqin.

Kjo edhe është arsyeja që policia ka bllokuar rrugën për në Ranë dhe Meteriz, shkruajnë mediat e Malit të Zi.

Sipas informacionit të “Vijesti”, pritet ardhja e një ekipi ekspertësh nga Podgorica, i cili do të përcaktojë se çfarë lloj pajisjeje është.

“Mund të jetë një bombë shkollore, por nuk duhet t’ia lëmë asgjë rastit”, citohet të ketë thënë një bashkëhetues për “Vijesti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat