Holanda mbështet fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Lajme

Holanda mbështet fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:36
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, të cilën e ka informuar për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe krijimin e Gjykatës Komerciale.

Në takim u tha se forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësor edhe për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës biznesore, e cila do të promovojë bizneset vendore dhe investimet e huaja.Ambasadorja Willems tha se Holanda është e gatshme të vazhdojë me ofrimin e mbështetjes së plotë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë me synim të konsolidimit të një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë, që është në interes të qytetarëve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat