Një punëtor në Suharekë fut dorën në ventilator, lëndohet rëndë

Lajme

Një punëtor në Suharekë fut dorën në ventilator, lëndohet rëndë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:11
Foto Ilustrim

Një punëtor gjatë ditës së djeshme ka futur aksidentalisht dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, punëtori ishte duke punuar në një gurthyes.

“Suharekë, 23.06.2020-16:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori “, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat