Ambasadori amerikan tregon çka do të ofron Amerika për Kosovën dhe Serbinë - Bota Sot
Ambasadori amerikan tregon çka do të ofron Amerika për Kosovën dhe Serbinë

Lajme

Ambasadori amerikan tregon çka do të ofron Amerika për Kosovën dhe Serbinë

Nga: F.B Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:23
Entoni Godfri

Ambasadori ShBA-ve në Serbi, Entoni Godfri ka deklaruar se takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës me 27 qershor në Uashington përbën shans për të dy palët, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Të dy palët sipas ambasadorit amerikan kanë shansin që të hapin dyert e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. Godfri thekson se ka optimizëm kur bëhet fjalë për takimin e ardhshëm.

Godfri ka deklaruar për gazetën beogradase “Danas” se ShBA-të shpresojnë se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të shfrytëzojnë shansin  që të kthehen në dialog dhe të nisin epokën e re të stabilitetit dhe prosperitetit.

"Populli në këtë regjion nuk miron asgjë më pak” tha ambasadori amerikan Godfri.

I dërguari special i presidenti amerikan për dialog Grenell më herët ka kumtuar se me 27 qershor në Uashington do të mbahet takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës.

Grenell me atë rast është shprehur se ka marr premtimin nga Beogradi dhe Prishtina që përkohësisht të ndalohen fushata kundër tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe aplikimit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat