Mbesa e viktimës nga koronavirusi i kapet keq kryetarit të Vushtrrisë

Lajme

Mbesa e viktimës nga koronavirusi i kapet keq kryetarit të Vushtrrisë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:22
Xhafer Tahiri

Disa ditë më parë në Vushtrri ka vdekur një 70 vjeçar nga koronavirusi, i cili sipas raportit të lëshuar nga Klinka Infektive e QKUK’së kishte edhe sëmundje tjera, mirëpo mbesa e tij Gresa Bregaj përveç që ka thënë se gjyshi i saj nuk ka pasur sëmundje tjera, ka akuzuar personelin shëndetësor për moskujdes, gjë të cilën e ka kundërshtuar kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Mbesa, Gresa Bregaj ka kuzuar kryetarin Tahiri se nuk kishte shprehur asnjëherë interesim për familjen e saj, pasi e gjithë familja ishte e infektuar me Covid-19.

“Shtabi Emergjent dhe ekipet shendetesore nuk kane qene prane neve si familje e te ndjerit. Qe nga dita kur e gjithe familja kemi dal “pozitiv” asnjeri nga ju nuk ka shprehur interesimin me te vogel per gjendjen tone”, shkruan ndër të tjerash Gresa Bregaj.

Ndërsa, Kryetari ka thënë se ka biseduar me djemt e të ndjerit dhe përveç falenderimeve s’ka marrë tjera ktitika.

“Sot kam biseduar me telefon me dy djemt e te ndjerit dhe asnjeri nuk ka thene asnje fjale mosmirenjohje perveq falenderimeve”, ka thënë kryetari.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e kryetarit dhe replikat mes mbesës dhe kryetarit:

Shkrimi  i kryetarit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Mbrëmë vonë, qytetari i 3-të nga Vushtrria fatëkeqësisht ka humbur jetën nga pandemia globale Covid 19. I ndjeri ishte i moshës 70 vjeqare dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Shtabi Emergjent dhe ekipet shëndetësore komunale kanë qenë vazhdimisht pranë familjes së të ndjerit.
Në emrin tim, të Shtabit Emergjent dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes.

Nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë në qytetin tonë, kemi 307 qytetarë të prekur nga Covid 19.

Sipas rekomandimeve të fundit të OBSH dhe të IKSHPK, të shëruar janë 160 qytetarë.

Aktiv janë 144 raste dhe kemi 3 qytetarë të vdekur.

Në ditët e fundit trendi i shërimeve ka përmbysur numrin e infektimeve të reja, prandaj numri të shëruarve është më i lartë se numri aktiv me Covid 19.

Komenti i Gresa Bregajt:

Pershendetje per ty kryetar.
I ndjeri ishte gjyshi im dhe semundje te tjera shoqeruese nuk ka pasur perpos tensioni qe e kishte ngacmuar here pas here po jo aq sa e rrezikonte shendetin e tij.
Shtabi Emergjent dhe ekipet shendetesore nuk kane qene prane neve si familje e te ndjerit. Qe nga dita kur e gjithe familja kemi dal “pozitiv” asnjeri nga ju nuk ka shprehur interesimin me te vogel per gjendjen tone.
Ne diten kur per gjyshin tim erdhi ambulanca brenda saj nuk posedonte as gjerat elementare dhe gjyshin eshte dashur ta bartim me nje batanije tonen. Mos pergjithesoni gjera dhe mos i informoni njerezit gabimisht sepse nuk eshte e drejte.
Ose behuni ashtu siç dukeni ose dukuni ashtu siç jeni!
Nje gje e kemi te sigurte, pergjegjesine per veprat tona do ta kemi para Zotit. Ju faleminderit per ngushellimet!

Komenti i kryetarit Xhafer Tahirit:

Gresa Bregaj me vjen keq per kete deklarate tuajen.
Personalisht kam biseduar me Haxhiun ne telefon dhe e jam munduar ta bind qe te rikthehet ne spital e te shtrihet per trajtim e kujdes me te mire mjekesor. Sot kam biseduar me telefon me dy djemt e te ndjerit dhe asnjeri nuk ka thene asnje fjale mosmirenjohje perveq falenderimeve.
Perfekt nuk eshte asnje, as mjeket tane ndoshta nuk jane perfekt, por secili e ka vendosur shendetin e vet ne rrezik duke ndihmuar brenda mundesisve te infektuarit dhe familjet e tyre.
Ngushellime familjes edhe njehere, por mos thuani nuk ka pasur semundje shoqeruese sepse ju mjeke nuk jeni, doktoret ne Kliniken Infektive qe jane kujdesur per shendetin e te ndjerit e kan thene qe ka pasur semundje shoqeruese, ne i permbahemi gjykimit te profesionisteve.
Siç e keni thene edhe ju, pergjegjesine e kemi para Zotit dhe une besoj qe mjeket e kane bere me te miren brenda mundesive te dhena

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat