Veliu qytetarëve: Qëndroni sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

Lajme

Veliu qytetarëve: Qëndroni sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:36

Agim Veliu, ka mbajtur takimin e  tretë lokal koordinues për implementimin e udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Ministria e Brendshme dhe Administratës e cila udhëhiqet nga, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e  tretë lokal koordinues për implementimin e udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Veliu tha se MPB është e interesuar që ta implementojë udhërrëfyesin në përpikëri dhe ta zbatojë planin e veprimit të Strategjisë.

“Ne mburremi me sukseset dhe profesionalizmin e Pikës së Kontaktit për Armë (FFP) në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila në mënyrë brilante kryen detyrat dhe angazhimet në fushën e shkëmbimit të informatave, në kohë reale, me institucionet kompetente, gjurmimin kombëtar dhe ndërkombëtar, prodhimin e raporteve si dhe produkteve inteligjente në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta. Pika e Kontaktit për Armë shërben edhe si një praktikë shumë e mirë në rajon”, tha ministri Veliu.

Veliu ka falënderuar për kontributin Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Minstrinë e Punëve të Jashtmë të Francës, UNDP dhe SEESAC.
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat