Vuçiq ka biseduar me Makronin: Është i mundshëm takimi me shqiptarët në Paris

Lajme

Vuçiq ka biseduar me Makronin: Është i mundshëm takimi me shqiptarët në Paris

Nga: F.B Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:52
Vuçiq dhe Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nesër udhëton drejtë Brukselit, ndërsa një ditë më pas drejt Uashingtonin në takimin në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”

Presidenti i Serbisë Vuçiq as nuk ka konfirmuar as nuk ka demantuar informatën se me 17 korrik mund të mbahet takimi në Paris në lidhje me Kosovën, por pret vazhdimin e dialogut në Burksel.

Gjatë qëndrimit në Moskë ai është pyetur nga gazetarët se sipas medieve në Prishtinë me 17 korrik presidenti francez Makron do të organizoj samitin Beograd-Prishtinë dhe nëse kishte ftesë për këtë.

“Kam biseduar me Makron, por unë nuk dua të mbush shtyllat e gazetave me gjëra për të cilat kam marrëveshje me njerëz me të cilët kam biseduar” tha Vuçiq.

Ai shtoi se do të ketë së shpejti shumë takime me rëndësi dhe vazhdim të dialogut në Bruksel:

“Shumë shpejtë nuk janë në pyetje muajt, por ditët edhe javët. Gjithsesi do të ketë bisedime, e nëse do ketë zhvillime apo jo këtë do ta shohim”.

Vuçiq më herët ka deklaruar se nesër shkon në Bruksel, pastaj në Uashington, prej andej kthehet në Lubljanë ku do të mbahet samiti i procesit Brdo-Brione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat