Veteranët e luftës së UÇPMB- së nga Presheva gjykon ashpër këto akuza politike ndaj ish krerëve të UÇK!

Lajme

Veteranët e luftës së UÇPMB- së nga Presheva gjykon ashpër këto akuza politike ndaj ish krerëve të UÇK!

Nga: N.M Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:29
Kryetari i Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB- s

Preshevë, 25 qershor -Në prag të një marreveshje përfundimtare në mes Serbisë dhe Kosovës mediat njoftuan për ngritjen e një aktakuze nga prokuroria e Gjykatë Speciale në Hagë për krime lufte ndaj Hashim Thaçit presidentit të Kosovës dhe Kadri Veselit ish kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të tanishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, thuet ne nje komunikate nga OVL UÇPMB, neneshkruar nga kryetari i saj  Nazmi Hajredini, tranmseton gazeta kombëtare "Bota Sot"

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB- së gjykon ashpër këto akuza politike ndaj ish krerëve të UÇK - së. Askush nuk mund ta njollos luftën çlirimtare të UÇK - së. Ajo isht e drejtë, luftonte për lirinë e popullit shqiptarë. Populli shqiptarë një shekull të tërë ka përjetuar vrasje, tortura, gjenocid, shpërngulje, dhunë, nga politikat fashiste serbe në Kosovë. Krimet e luftës nga regjimi i Millosheviqit, me mijëra të vrarë, civilë të pafajshëm, gra të përdhunuara, fëmijë, njerëz të pambrojtur, viktima ende të pagjetur, plagë të rënda, të gjitha këto ende janë të freskëta dhe nuk kanë marrë gjykimin e duhur dhe drejtësinë e merituar . Serbia ka shkatërruar kulturën, pasurinë, objektet fetare, ende asnjë përgjegjësi nuk ka dhënë për të gjitha këto krime.

Me çfarë standarde Bashkësia Ndërkombëtare, prokuroria speciale, kërkon të barazoj krimin me viktimën. Në kujtesën tonë lufta çlirimtare, ushtarët e lirisë, veteranët e luftës, krerët politik dhe ushtarak do të mbeten udhërrëfyesit më të mirë për gjeneratat e ardhshme të kombit shqiptarë.

Prokuroria speciale duhet t' i hetoj krimet e terrorizmit shtetërorë serb, për të vendosur drejtësi për hirë të viktimave të këtij gjenocidi, e jo të kërkoj nga ne përgjegjësi për krimet e pabëra.

Lufta e jonë e drejt, ishte e drejtë me vlera qytetëruese, që luftoi dhunën, barbarinë dhe egërsinë e një regjimi i cili kishte për qëllim të shkatërronte çdo gjë shqiptare. Prandaj, kjo luftë u përkrah nga bota e civilizuar, madje edhe nga këto shtete nga ku po inskenohen këto paturpësi ndaj popullit shqiptarë.

OVL e UÇPMB - së, bindshëm beson në pafajësinë e luftës çlirimtare, luftëtarëve dhe krerëve të UÇK - së. Presidenti Thaçi dhe Kadri Veseli, janë emblema e UÇK  - së. Ne qëndrojmë prapa tyre dhe çdo ushtari i cili ka luftuar për lirinë e popullit të tij. Kemi qenë në kohë të vështira në nivel të përgjegjësive, sot do të qëndrojmë me dinjitet për të dëshmuar pafajësinë e UÇK- së.

Shteti i Kosovës do të qëndrojë, përkundër fushatave të parreshtura të propagandës serbe dhe satelitëve të saj në shtetet dhe organizatat që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe popullit të saj, thuhet ne fund te kesja komunikate nga Presheva.

Zoti e bekoftë Kosovën. Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat